Skënderbeu e Tirana favoritë për Kupë

Futboll

Skënderbeu e Tirana favoritë për Kupë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

U hodh sot në mjediset e FSHF-së shorti për gjysmnëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ky është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm kombëtar i futbollit tonë, që vlen jo vetëm një trofe, por edhe shkuarjen në Kupat e Europës (fituesi). Goglat e përziera në një short të lirë zbuluan edhe përballjet e këtij raundi. Kështu, Besëlidhja-Tirana dhe Skënderbeu-Teuta janë çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para do të luhen me pritës lezhjanët dhe korçarët. Kujtojmë se datat e ndeshjeve gjysmëfinale të këtij kompeticioni janë më 5 prill (vajtje) dhe 19 prill (kthimi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat