Bayerni thellon epërsinë në krye

Futboll

Bayerni thellon epërsinë në krye

Nga: K.Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:26
Futbollistët e Bayernit

Skuadra e Bayern Munihut thellon epërsinë për 13 pikë në krye të Bundesliga I. Bayerni si mysafirë shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Monchengladbach-it, në ndeshjen e javës së 25-të. Në minutën e 63-të, Alcantara me mjeshtri pasoi një top në 16-sh, kur Thomas Muller ishte harruar nga mbrojtja vendase dhe me një goditje të saktë shënoi për fitoren e bavarezëve me rezultat 1:0. Bayerni kryeson me 62 pikë, duke lënë pas Leipzig-un me 49 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat