Conte: Ja edhe sa pikë na duhen për t’u shpallur kampion

Futboll

Conte: Ja edhe sa pikë na duhen për t’u shpallur kampion

Më: 18 mars 2017 Në ora: 22:21
Antonio Conte

Antonio Conte ka deklaruar se Chelsea i nevojiten edhe 21 pikë për të fituar titullin e ligës.

Chelsea shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Stoke City, për të rritur diferencën në 13 pikë ndaj ndjekësve të Tottenhamit dhe Cityt.

“Kjo fitore është e rëndësishme, sinqerisht. Ne kemi luajtur dy ndeshje në udhëtim, West Ham dhe Stoke, dhe për të fituar dy ndeshjet është shumë e rëndësishme në këtë pjesë të sezonit”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Ka edhe 10 ndeshje tjera për tu luajtur. Më pëlqen të mendoj se tani ne kemi nevojë për të marrë 21 pikë dhe të jetë të sigurt për të fituar ligën”.

Ndeshja e radhës e Chelsea në Premierligë, do të jetë kundër Crystal Palace në ‘Stamford Bridge’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat