Perisic shpërdoron, Interi “ngec” ndaj Torinos

Futboll

Perisic shpërdoron, Interi “ngec” ndaj Torinos

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:47
Torino Inter

Në Olimpico të Torinos fiton spektakli por jo Interi. Pas 2 fitoreve rradhazi me goleada zikalërit u ndalën në një barazim 2-2 nga  skuadra e Sinisa Mihajlovic, në një sfidë të bukur për tu parë që prodhoi emocione të shumta nga fillimi deri në fund. Vetëm 1 pikë për Interin në sfidën ndaj Torinos me misionin Champions që vështirësohet gjithnjë e më shumë për skuadrën e Piolit pas këtij barazimi. Nëse nuk do të ishte për ato raste të shpërdoruara nga Ivan Perisic në minutat e fundit me kroatin që ishte në një ditë jo, Interi me siguri do të kishte dalë me 3 pikë nga Olimpico i Torinos.

Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të kur Kondogbia i ndihmuar edhe nga Joe Hart arriti të realizonte golin e tij të dytë me fanellën e Interit, finalizim që erdhi në ndeshjen e 50-të të francezit me zikaltërit me Kondogbian që pas dicka më shumë se një viti realizoi sërish ndaj Torinos në transfertë. Por këtë herë goli i mesfushorit nuk i mjaftoi Interit për të marrë 3 pikë. Në minutën e 33-të Baselli i harruar në zonë pas një krosimi nga këndi ndëshkoi Handanovic me një goditje të saktë me kokë duke barazuar shifrat. Me Belottin dhe Icardin që mbuloheshin mirë nga mbrojtësit kundërshtarë hapsirat ishin të gjitha për mesfushorët dhe lojtarët e krahut.

Në të 59-tën Acquah kishte kohën dhe hapësirën e nevojshme për të mos dhënë asnjë shans Handanovic-it në goditjen e tij nga limitet e zonës. Por avantazhi i Torinos zgjati pak sepse Candreva i ndihmuar edhe nga një dalje e pastudiuar e Hart barazoi shifrat, minuta më pas. Lojë e hapur dhe më shumë raste deri në fund. Mundësitë idele për ti dhënë 3 pikët Interit iu paraqitën të gjitha kroatit Perisic i cili gaboi gjithcka që doli i përpara në minutat e fundit, duke bërë që kjo sfidë të mbyllej në barazim 2-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat