Besa ka përparësinë e fushës, Prishtina beson në cilësi

Futboll

Besa ka përparësinë e fushës, Prishtina beson në cilësi

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Dashamirët e futbollit nën ethe i presin takimet e çerekfinales së Digitalb Kupa e Kosovës, sepse ajo skuadër që fiton kualifikohet për në gjysmëfinale. Katër përballje, secila e ka peshën e vet, por sfida ndërmjet rivalëve të vjetër, Besës nga Peja dhe Prishtinës, është finale para finales, e cila zhvillohet nesër (13.00) në stadiumin ‘Shahin Haxhislami”. Pejanët shpresojnë në kualifikim sikurse edhe Prishtina. Besa ka përparësinë e fushës, ndërsa Prishtina beson në kualitetin e saj. Diar Miftaraj, futbollist i Besës, shpreson në kualifikim, ani se e ka më së të qartë se Prishtina është prej ekipeve më të forta në vendin tonë. “Jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Prishtinën. Presim që me një angazhim maksimal të dalim fitues në fund të takimit. Është vështirë, sepse Prishtina ka njerën ndër ekipet më të mira në Superligë.

Përparësia kryesore është se luajmë si vendas por edhe jemi në formë të lartë. Jemi të kompletuar për këtë sfidë”, tha Miftaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A shpresoni se Besa do të kualifikohet? “Mendoj se do ta kalojmë Prishtinën, ngase jemi ekip më i mirë e këtë do ta dëshmojmë sot në ndeshje”, thotë Miftaraj. Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci tha se do të jetë vështirë. “Normalisht është takim i vështirë, sepse luajmë kundër Besës, një ekip mjaft i mirë, plus që luajnë si vendas domethënë në Pejë. Do të jetë një ndeshje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat