Shabani: Jam i bindur se titulli sërish vjen në Drenas!

Futboll

Shabani: Jam i bindur se titulli sërish vjen në Drenas!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:36
Bujar Shabani në aksion

Të shtunën dhe të dielën zhvillohet java e fundit e fazës së dytë, për të filluar pastaj rrethi i tretë në elitën e futbollit. Në 21 javët e deritashme gjithçka është e paqartë qoftë për skuadrat që luftojnë për titull qoftë për ato që mëtojnë të ikin nga zona e skuadrave të rrezikuara. Edhe më lëmsh është bërë tabela sidomos të skuadrat e pjesës së poshtme, se tani edhe Liria pas humbjes me rezultat 3:1 nga Feronikeli kërcënohet të futet në zonën e rrezikut, ngase renditet në vend të shtatë me 24 pikë, dy më shumë se Drenica që gjendet një vend më poshtë, katër se Ferizaj në pozitën e nëntë, ndërsa Drita renditet e dhjeta me vetëm 18 sosh. Feronikeli i rri në bisht Trepçës ’89,  në presion të Prishtinës, pa lënë anash edhe Llapin e Podujevës. Trepça ‘89 kryeson renditjen me 51 pikë, e përcjell nga Feronikeli me 45 sosh, Prishtina 42, Llapi 40, Besa 34 pikë etj. Bujar Shabani, futbollist i kampionit në fuqi, Feronikeli, beson se titulli sërish do të vjen në Drenas, apo për herë të tretë! Ai vlerësoi lartë tri pikët e fituara në udhëtim, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 3:1. “Pikët janë shumë të rëndësishme për ne, pasi kemi fituar në një fushë të nxehtë, ku shumë ekipe e kanë problem”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Feronikeli do ta mbrojë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat