Manchester City në presion të Monaco-s!

Futboll

Manchester City në presion të Monaco-s!

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:32
Pamje nga një ndeshje

Manchester City është në presion të Monaco-s përkundër fitores me rezultat 5:3 në takimin e parë që u zhvillua në stadiumin ‘Etihad’. City është në epërsi, por në presion, sepse në rast të humbjes me 2:0 do të eliminohej nga e teta e finales së Champions League në futboll. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se do të kualifikohen, por edhe Monaco shpreson në përmbysje të humbjes së parë. Sfida mes këtyre rivalëve do të zhvillohet nesër në orën 20.45, ndërsa ndeshja tjetër do të luhet në Madrid ndërmjet Atleticos e Bayer Leverkusenit. Madridasit janë shumë afër, pasi takimin e parë e fituan në Leverkusen me rezultat 4:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat