Conte befason me deklaratën e tij për Unitedin

Futboll

Conte befason me deklaratën e tij për Unitedin

Më: 14 mars 2017 Në ora: 00:50
Antonio Conte

Antonio Conte ka thënë se Manchester Unitedi ka skuadrën më të mirë në Angli.

Ani pse Chelsea mposhti Manchester Unitedin 1:0 dhe eliminoi nga FA Cup, trajneri italian Antonio Conte beson se kundërshtarët e sontem kanë skuadrën më të mirë në Angli.

“Manchester Unitedi ka skuadrën më të mirë në ligë”, tha Conte pas ndeshjes.

Ai po ashtu foli edhe për arritjen në gjysmëfinale, ku tha se është shumë i lumtur dhe i kënaqur me lojtarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat