Jose Mourinho ka dy fjalë për tifozët e Chelseat

Futboll

Jose Mourinho ka dy fjalë për tifozët e Chelseat

Më: 13 mars 2017 Në ora: 23:48
Jose Mourinho dhe Conte

Jose Mourinho u është përgjigjur tifozëve te Chelsea.

Gjatë ndeshjes Chelsea – Manchester United, tifozët vendas jo vetëm që kanë fyer portugezin, por kanë kënduar në korë se ai më nuk është ‘The Special One’.

Por, kundër këtyre këngëve ka reaguar Jose Mourinho, duke thënë se ai mbetet trajneri më i mirë i Chelsea.

“Derisa nuk kanë një tjetër trajner që i fiton katër tituj të ligës, për ta jam numër një”, ka deklaruar Mourinho.

“Nuk është faji im për dështimet, por të atyre që mbetet aty”, tha portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat