Khedira tregon se ku do të luajë pas largimit nga Juve

Futboll

Khedira tregon se ku do të luajë pas largimit nga Juve

Më: 13 mars 2017 Në ora: 21:13
Sami Khedira

Mesfushori gjerman ka zgjedhur destiancionin e tij të ardhshëm për të vazhduar karrierën.

Sami Khedira pranon se nuk do të luajë edhe shumë kohë të gjatë në Evropë, por para se të largohet ai synon të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Më pas ai planifikon që ta vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan Major Soccer League.

“Duhet patjetër që ta fitojmë Ligën e Kampionëve me Juven”, ka thënë 29-vjeçari për La Repubblica. “Ky duhet të jetë sezoni i duhur”.

“Për të fituar në Evropë nevojitet stabilitet, formë e mirë dhe fat, pra një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve”, ka shtuar ai.

“Ne kemi kualitetin e duhur e po ashtu edhe dëshirën e madhe për të sakrifikuar për këtë ekip”.

“Unë do të luaj në Amerikë, por nuk e kam në plan që menjëherë të transferohem atje, pasi që dua të qëndroj edhe për disa vite në nivelet më të larta të futbollit”, ka përfunduar 29-vjeçari. Khedira është transferuar te Juve stinorin e shkuar nga Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat