A është futbolli i uzurpuar nga bordi i FFK-së?

Futboll

A është futbolli i uzurpuar nga bordi i FFK-së?

Nga: Skënder Selmani Më: 13 mars 2017 Në ora: 19:41
Skënder Selmani

Debate

Disave në Bordin e Federatës së Futbollit të Kosovës iu pengon shumë e vërteta dhe argumentet, pasi që kanë mungesë të vlerave njerëzore dhe profesionale. Në Kosovë ka shumë persona të cilët në thelb e njohin problematikën e futbollit të Kosovës, ku me këta individ futbolli kishte përparuar shumë në çështjen organizative dhe profesionale, të cilët me projektet e tyre, shumë lartë e kishin ngrit vlerën dhe nivelin e futbollit. Futbolli assesi nuk mundet të përparon pa organet përcjellëse të cilët do të ishin themel i avancimit.  Shoqata e Referëve të cilët duhet te jene te pavarura në vendimet e tyre, ku mendoj unë që të vetmen lidhshmëri me bordin e FFK-së do ta kishin nëse shoqata e referëve do ta shkelin rregulloren, kuptohet referët janë pjesë e pandashme e futbollit, por organizimi i brendshëm duhet ky të jetë. Pastaj Shoqata e Klubeve të Superligës, Shoqata e Lojtarëve, Sindikata e Klubeve, pason mendimi shkurtimisht se si do të ishte organizimi: Shoqata e klubeve të Superligës, ka statutin dhe rregulloren e organizimit të saj. Ajo ka organin drejtues të saj, Bordin nga anëtaret e klubeve dhe kryetarin e bordit i cili zgjidhet në çdo vjet me rotacion. Në statut qëndron e drejta e klubeve ndaj te drejtave televiziv, përcakton bonuset e shpërblimeve të kampionit dhe të fituesit të kupës. Përcakton kalendarin e fillimi të garave të ligës dhe kupës. Cakton përfaqësuesin e saj në delegimin e referëve, përfaqësuesin në auditimin e financave.  Përcakton edhe kriteret e licencimit te klubeve te garave evropiane dhe atyre vendore. Përcakton edhe orarin e zhvillimi të ndeshjeve dhe të transmetimeve etj. Shoqata e lojtarëve, statutin dhe rregulloren e organizimit në shoqatë, po ashtu organin drejtues, bordin dhe kryetarin e saj me mandat dyvjeçare. Kërkon të drejtat statutare të lojtarëve në kontrata, të sigurimit shëndetësor dhe pensional dhe bonuset e shpërblimeve mujore nga klubet dhe pagat të standardeve me të larta etj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat