Disa fakte para ndeshjes Chelsea – Manchester United

Futboll

Disa fakte para ndeshjes Chelsea – Manchester United

Më: 13 mars 2017 Në ora: 13:53
Antonio Conte dhe Jose Mourinho

Është hera e 12-të që këto dy klube po ndeshen në FA Cup. Manchester United ka fituar 8 herë, Chelsea 3 herë.

Chelsea janë të pamposhtur nga United në 11 ndeshjet e fundit të ligës dhe kupës, dhe kanë pranuar vetëm 3 gola në nëntë takimet e fundit.

Djajt e kuq i kanë fituar vetëm 2 nga 19 lojërat e kupave dhe ligës në Stamford Bridge.

Të kaltërit i kanë fituar 15 nga 16 ndeshjet qe i kanë zhvilluar në shtëpi nën Antonio Conten, në te gjitha garat.

E vetmja lojë që Chelsea nuk e kanë fituar në shtëpi është  humbja 2:1 nga Liverpool më 16 shtator.

Manchester United i kanë kaluar 10 nga 13 çerekfinalet e fundit në FA Cup.

Marcus Rashford ka shënuar 4 gola në 6 paraqitjet e tij për Manchester United në FA Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat