Conte tremb Chelsea-n: Më mungon familja

Futboll

Conte tremb Chelsea-n: Më mungon familja

Më: 12 mars 2017 Në ora: 09:46
Conte

Interi ëndërron Antonio Conten për sezonin e ardhshëm. Ditët e fundit në Angli ka qarkulluar një pjesë e intervistës që trajneri italian ka zhvilluar me “Guardian” në lidhje me çështjet familjare. Kjo është një nga arsyet kryesore që Conte mund të vendosë t’i thotë lamtumirë Anglisë.

“Problemi im i vetëm këtë vit ka qenë distanca me familjen. Ata e ndiejnë mungesën time: kanë qëndruar në Itali, gjithmonë. E vërteta është se është një mangësi e madhe, edhe unë kam nevojë për ata”, ka thënë ai. 

Gjhithsesi strategu italian nuk e ka fshehur dëshiron që t'i marrë me vete familjarët e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat