Batatina: Jemi skuadra më solide, Beluli ‘kërcënon’ Llapin

Futboll

Batatina: Jemi skuadra më solide, Beluli ‘kërcënon’ Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2017 Në ora: 19:20
Ilustrim

Llapi nga Podujeva nuk mendon asgjë tjetër përveç fitores, sepse çdo rezultat tjetër do ta mbetet më larg kreut të renditjes, kurse Ferizaj udhëton me synime që të kthehet i pamposhtur nga stadiumi ‘Zahir Pajaziti’. Ndeshja zhvillohet nesër në orën 13.00, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit. Kryetrajneri i Llapit beson se futbollistët e tij do të japin maksimumin dhe beson se pikët do të mbesin në ‘Zahir Pajaziti’.  “Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe e respektojmë Ferizajn si skuadër që ka bërë ndryshime, por duke e ditur forcën e skuadrës time dhe motivimin e djemve për kampionat dhe ‘Legjendat’ në tribuna mendoj se skuadrat duhet të dorëzohen ende pa u futur në ndeshje. Sepse jemi skuadra më solide dhe më e organizuar në Kosovë. Ne jemi të qetë duke e ditur potencialin e lojtarëve që ka skuadra. Ne synojmë vetëm fitore dhe asgjë tjetër, sepse nuk e mban në luftë për titull ekipin tonë”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Futbollisti i Ferizajt, Maliq Beluli, shpreson se me një lojë të mirë do të arrijnë qëllimin. Ai ‘kërcënon’ Llapin se mund t’i marrin pikë. “Jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e sotme kundër Llapit. Ne në Podujeve shkojmë për...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat