Hyka: Në shtëpi duhet të sulmojmë ndaj të gjithëve

Futboll

Hyka: Në shtëpi duhet të sulmojmë ndaj të gjithëve

Më: 10 mars 2017 Në ora: 16:34
Hyka

Mesfushori i San Joses, Jahmir Hyka, la përshtypje pozitive të menjëhershme në debutimin e tij në MLS. Ai u aktivizua vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes që San Jose fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Montreal Impakt, por aq i mjaftoi për të treguar aftësitë e tij teknike të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

“E dinim që ishte e rëndësishme të fitohej ndeshja e parë dhe triumfi na dha më shumë vetëbesim. Në çdo ndeshje në shtëpi ne duhet të sulmojmë, pavarësisht kundërshtarit, sepse jemi në shtëpi. Duhet të ushtrojmë presion dhe t’u tregojmë kundërshtarëve që jemi aty.

Pas çdo dite që kalon unë ndihem më mirë, sidomos në 10-20 minutat e fundit të takimit. Skuadra bëri një ndeshje të mirë ndaj Montrealit dhe ishte më e lehtë për mua të futesha gjatë lojës dhe të jepja një paraqitje të mirë. Shpresoj që në takimin e radhës të jemi edhe më mirë”, u shpreh Hyka në një prononcim për mediat amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat