Allegri dhe Montella ndezin sfidën, luhet Juve-Milan

Futboll

Allegri dhe Montella ndezin sfidën, luhet Juve-Milan

Më: 9 mars 2017 Në ora: 22:36
ilustrim

Luhet për objektiva të ndryshëm pasi në fushë do të zbresin kryesuesit e Serisë A përballë vendit të 7-t në renditje, por pavarësisht pozicionit apo edhe diferencave në emra dhe kualitete mes dy skuadrave, Juventus-Milan është gjithmonë është gjithmonë Juventus-Milan, një sfidë titanësh që duhet shijuar nga minuta e parë e deri në atë të fundit. Në Juventus Stadium këtë të Premte përballë njëra-tjetrës do të jenë dy nga skuadrat më të rëndësishme të futbollit italian, dy klube që kanë kanë shkruar dhe rishkruar historinë për dekada me rradhë. Bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit në këtë supersfidë synojnë vetëm fitoren për të hedhur një hap të sigurtë drejt fitimit të titullit të 6-shtë kampion radhazi, një rekord absolut ky për Serinë A, ndërkohë që Milani kërkon pikët që do ta rikthenin në një prej dy kompeticioneve europiane. Diferencat mes këtij Juventusi dhe këtij Milani janë vërtetë të frikshme por fusha e lojës ka treguar dicka tjetër sepse në 3 ndeshjet që kanë zhvilluar mes tyre në këtë sezon, 2 janë fituar nga kuqezinjtë,  në kampionat dhe Superkupën e Italisë, ndërsa bardhezinjtë arritën ta eliminomin, Milanin nga Kupa e Italisë. Statistika këto që e bëjnë Massimiliano Allegrin të qëndrojë me këmbë në tokë dhe ti trembet jo pak Milanit të Montellës, që sipas trajnerit livornez është një skuadër që duhet respektuar maksimalisht.

“Në Udine luajtëm keq, tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të rikthehemi në rrugën e fitoreve.  MIlani i Montellës, ka teknikë dhe shpejtësi, mendoj se do të jetë një ndeshje e ekulibruar. Ne na interesojnë vetëm 3 pikët, për tu afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion edhe pse sezoni është ende shumë i gjatë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje serioze dhe të mos hidhemi në aventurë. Barcelona po na mëson që në futboll mund të ndodhë gjithcka”.

Milani nuk hyn si favorit në këtë ndeshje pasi përballë do të ketë skuadrën që në Juventus Stadium numëron plot 30 fitore rradhazi në Serinë A, megjithatë Vincenzo Montella beson te Milani i tij madje është i bindur se nese kuqezinjtë luajnë pa frikë mund ta surprizojnë, Juventusin.

“Juventusi është një ekip shumë i fortë por ne mund ta mposhtim. Duhet ta luajmë këtë ndeshje sikur të ishte një finale. E rëndësishme është të zbresim në fushë me besim dhe të luajmë pa frikë pasi në të kundërt nuk do të kemi shanse për të dalë me një rezultat pozitiv nga Juventus Stadium. Formacioni? Jemi optimist për Suson, ndërsa Locatelli ka temperaturë por mund të jetë i gatshëm. Kam në mendje 14 titullarë. Gara për Europën? Besoj se do të zgjidhet në javën e fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat