Alonso: Kam refuzuar Barcelonën për Chelsean

Futboll

Alonso: Kam refuzuar Barcelonën për Chelsean

Më: 8 mars 2017 Në ora: 21:31
Marcos Alonso

Marcos Alonso i është bashkuar skuadrës së Antonio Contes në verën e vitit të shkuar.

Futbollisti spanjoll që deri vitin e shkuar ishte pjesë e Fiorentinës në Serie A, kishte marrë shumë oferta para se të zgjidhte të transferohej te Chelsea në Angli. Ai tregon që e ka kërkuar edhe Barcelona por ka dëshira e tij ka qenë të luante në Stamford Bridge.

“Kam pasur bisedime me Barcelonën por thënë të vërtetën në atë periudhë nuk doja të largohesha nga Fiorentina”, ka deklaruar Alonso.

“Mirëpo kur kam parë interesimin e Chelseat për mua, vendosa që ishte koha të largohesha nga Firence dhe të shkoja në një ekip si ky”.

Alonso është një nga lojtarët më të mirë të Chelseat këtë sezon që është në rrugë të mbarë për të fituar titullin e kampionit të Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat