Trepça ’89, 360 minuta pa pësuar gol!

Futboll

Trepça ’89, 360 minuta pa pësuar gol!

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2017 Në ora: 17:17
Zekirja Ramadani

Lideri Trepça ’89 nga Mitrovica po mahnitin me lojëra e rezultate të mira, aq me tepër me mbrojtje shumë të fortë. Në tri ndeshjet e para të pranverës nuk njohin humbje, as barazim dhe as nuk pësuan gola nën drejtimin e kryetrajnerit të ri, Zekirja Ramadani. Ose plot 270 minuta nuk kanë pësuar gol, nëse ia shtojmë edhe takimin e fundit të vjeshtës, kur fituan në Prizren me 3:0 ndaj Lirisë, atëherë fiks 360 minuta nuk kanë pësuar gol. Në pranverë shënuan tri fitore, fillimisht me 4:0 ndaj Drenicës, pastaj në Kizhnicë me 4:0 kundër Hajvalisë dhe sot e mposhtën Prishtinën me rezultat 1:0.  Tri ndeshjet e para, nëntë gola ose mesatarja 3 për ndeshje. ’89-shi kryeson renditjen me 48 pikë, ka nëntë me shumë se Prishtina në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat