Hazard: Nuk ishte loja më e mirë e sezonit, por fituam me meritë

Futboll

Hazard: Nuk ishte loja më e mirë e sezonit, por fituam me meritë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 00:18
Eden Hazard

Eden Hazard ka folur pas fitores ndaj West Hamit.

Chelsea ka fituar në udhëtim ndaj rivalit lokal, West Hamit, dhe ka vazhduar kryesimin me 10 pikë larg ndjekësve në Ligën Premier.

Shënues i njërit nga dy golat ishte mesfushori belg, Hazard, i cili e ka cilësuar si të merituar fitoren ndaj ‘Çekanëve’.

Hazard ka theksuar gjithashtu që kjo ndeshje nuk ishte më e mira e sezonit për skuadrën e tij, por u mbrojtën mirë.

“Ne ndoshta nuk e kemi luajtur lojën më të mirë të sezonit… por ne u mbrojtëm shumë mirë dhe kemi merituar fitoren”, ka thënë Hazard pas ndeshjes.

Ndryshe, Hazard deri më tani këtë sezon është futbollisti kryesor i ‘Bluve’ pasi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime, teksa paraqitjet superiore nuk kanë munguar as në ndeshjet ku nuk ka shënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat