Tirana nuk di te fitoje, 1-1 me Korabin

Futboll

Tirana nuk di te fitoje, 1-1 me Korabin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 18:15
ilustrim

6 ndeshje pa fitore në një  fazë  janë  shumë  për një  skuadër që  ka fituar 24 herë  titullin kampion. Tirana nuk fitoi as ndaj Korabit të  vendit të  fundit duke barazuar 1-1 në  “Loro Borici” pas një  ndeshje ku shfaqi shumë  kufizime në  lojë  por dhe pasaktë si përpara portës. Në  një  përballje që  duhet të  motivonte bardheblutë , për vetë  pozitat e tyre në  renditje, Tirana u shfaq e ngadaltë , madje duke i lejuar dhe Korabit të  shënojë  golin e parë  për vitin 2017-të .

Vetëm barazimi i shpejtë  mund të  cilësohet si nota pozitive për Tiranën në  këtë  transfertë , që  të  paktën me golin e dytë  sezonal të  Edehu duk sikur i dha vetes një  mundësi për përmbysje. .

Në se në  pjesën e parë  Tirana të  paktën kishte luajtur duke parë  ti anullohej një  gol në  minutë n e 8-të , apo duke shpërdoruar dhe raste si këto të  Likës dhe Edeh në  fraksionin e dytë  mundësitë  ishin më  shumë  sporadike. Afrikanët madje mund të  thuhet se janë  kthyer në  një  problem sa i përket finalizimit, pasi dhe në  të  48-të n Taku dha një  tjetër top për Edeh por nigeriani nuk goditi dot, ashtu si dhe Acquah nuk gjeti dot kuadratin në  të  58-të n. Madje Korabi dhe mund ta kishte marrë  fitoren nëse Mziu do të  kishte ulur pak më  poshtë  shënjestrën apo Kaloshi nuk do të  ishte zënë në  pozicion jashtë  loje te ky gol. Një  barazim që  ndoshta nuk i bën shumë  punë  Korabit, por të  paktën ndikon në  moralin e skuadrës, në  ndryshim nga Tirana, që  përvec pikëve vazhdon të  humbasë  dhe moralin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat