"Bombë" në Itali, Interi kërkon Taren

Futboll

"Bombë" në Itali, Interi kërkon Taren

Më: 3 mars 2017 Në ora: 21:06
Igli Tare

Drejtuesit e Interit po synojnë që Igli Taren ta emërojnë drejtor sportiv të skuadrës

Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë.

Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e Interit, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në afatin kalimtar të verës me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta.

Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare.

Me propozim të zëvendës presidentit të klubit, Havier Zaneti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lacios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme.

Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lacios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Evropë,  që është gati të besojë të ardhmen ish kapitenit të Kombëtares. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat