Moses vazhdon me Chelsean

Futboll

Moses vazhdon me Chelsean

Më: 1 mars 2017 Në ora: 23:45
Victor Moses

Klubi londinez ka njoftuar për vazhdimin e kontratës së Victor Moses.

Paraqitjet e mira që Moses i ka treguar me Chelsean këtë stinor e kanë shpërblyer atë me një kontratë të re e cila do të skadojë në vitin 2021.

Njoftimin për zgjatjen e marrëveshjes e ka bërë klubi në faqen zyrtare, ndërsa Moses është shprehur shumë i lumtur që do të luajë në Stamford Bridge edhe për katër vite të tjera.

“Jam shumë i lumtur për kontratën e re e cila do të më mbajë këtu edhe për disa vite”, ka thënë Moses.

“Tani është koha që të koncentrohem në lojën time dhe të punoj shumë për ta ndihmuar Chelsean në garën për titullin e kampionit”, ka theksuar 26-vjeçari.

Moses është pjesë e Chelseat që nga viti 2012, por në këtë periudhë ka qenë i huazuar te skuadra të tjera nga Premier Liga, si Liverpool, Stoke City dhe West Ham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat