Basha me Barin vazhdojnë me fitore, duan Serie A

Futboll

Basha me Barin vazhdojnë me fitore, duan Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 11:26
Migjen Basha

Skuadra e Barit është shumë afër që të ngjiten në Serie A. Migjen Basha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me FC Bari ka gjashtë ndeshje pa humbje ose tri fitore rresht, duke u ngjitur në vend të pestë 43 pikë, tetë më pak se lideri Frosinone dhe pesë se pozita e dytë, Spal, por këto të fundit kanë nga një ndeshje më pak pas 28 jave në Serie B.

Bari para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Brescia-n, ku kontribut të madh dha edhe shqiptari nga Kosova. Basha u tregua mjaft i mirë dhe shijon një nga fitore më të rëndësishme. Parigini në minutën e 8-të dhe Galano (48’) vulosën fitoren e Barit. Basha luajti i plotë dhe ka qenë ndër më të dalluarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat