Conte nuk garanton qëndrimin te Chelsea

Futboll

Conte nuk garanton qëndrimin te Chelsea

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 23:56
Antonio Conte

Antonio Conte nuk e di se për sa kohë do të qëndrojë në Stamford Bridge.

Trajneri italian është duke shijuar momente fantastike me Chelsean në vitin e tij të parë në Londër dhe nëse vazhdon me këtë ritëm skuadra e tij do të shpallet kampione e Premier Ligës.

Por i pyetur nga gazetarët nëse do të qëndrojë për një kohë të gjatë në stolin e ‘Bluve’, Conte ka refuzuar të jap një përgjigje të saktë, duke ua kujtuar atyre shkarkimin e Claudio Ranierit nga Leicester City, skuadër të cilën vetëm një vit më parë e bëri kampione të Anglisë.

“Në futbollin modern nuk është e lehtë të nisësh një projekt, apo të jesh i sigurt se do të jesh për një kohë të gjatë në një skuadër. Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët. Ajo që është e sigurt është se nëse të jepet një rast i tillë, atëherë fiton edhe mundësinë për të punuar më shumë me skuadrën, për të zbatuar idetë e tua dhe për të përmirësuar futbollistët, por asnjëherë nuk und të themi sesa kohë do të qëndrojmë aty”, ka thënë Conte.

Chelsea prinë në tabelën e Premier Ligës me 63 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat