Handanoviq do të vazhdojë me Interin

Futboll

Handanoviq do të vazhdojë me Interin

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 21:24
Samir Handanoviq

Portieri slloven pritet të zgjasë kontratën me skuadrën zikaltër.

Samir Handanoviq tek Interi deri më 2020. Ky është plani i drejtuesve të Interit, të cilët kërkojnë ta blindojnë portierin e tyre i cili ka kontratë deri më 2019.

Handanoviq ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të zikaltërve në vitet e fundit dhe është ndër të paktët lojtarë që i ka shpëtuar revolucionit që Inter ka bërë ndër vite duke përforcuar skuadrën me shumë lojtarë kualitativ.

Para pak ditësh vet Handanoviq ka deklaruar që nuk është pishman që i është bashkuar Interit edhe pse ende nuk ka fituar asnjë trofe me zikaltërit. Për reprezentuesin slloven kanë shprehur interesim skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City, por ai pritet që të mbetet edhe për të paktën tre vite pjesë e ekipit nga Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat