Conte kthehet në Itali, por kësaj radhe te Interi?

Futboll

Conte kthehet në Itali, por kësaj radhe te Interi?

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 18:25
Antonio Conte

Antonio Conte mund ta lërë Chelsean në fund të sezonit për të nënshkruar me Interin. 

Sipas asaj që shkruan La Repubblica, Conte është i lidhur shumë me vendlindjen dhe mund të largohet pas vetëm një viti në Stamford Bridge.

Interi është kthyer në skuadër serioze dhe me ardhjen e Suning Group, trajneri italian mund të bindet për një kthim në Itali.

47-vjeçari ka treguar punën e tij te Chelsea duke e dërguar në maje të renditjes.

Inter momentalisht janë në vendin e gjashtë në Serie A, pas humbjes nga Roma, duke bërë hapa pas në luftën për Ligën e Kampionëve.

Conte më herët në Itali e ka drejtuar skuadrën në fitimin e tre titujve.

Ai po ashtu ka qenë trajner i Kombëtares italiane nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat