Ja si e shkye fanellën futbollisti i Kosovës në Zvicër

Futboll

Ja si e shkye fanellën futbollisti i Kosovës në Zvicër

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Albian Ajeti

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti u bë protagonist i një episodi të veçantë gjatë ndeshjes së humbur 1:0 nga St. Galleni i tij nga Lugano i Armando Sadikut. 

Në minutën e 61-të sulmuesi vendas pati një rast të mirë për të kaluar ekipin e tij në epërsi, por gaboi në gjuajtje duke humbur njëkohësisht mundësinë për ta festuar me gol ditëlindjen e tij të 20-të. Nga zemërimi për rastin e çuar dëm, autori i tetë golave këtë sezon shqeu fanellën, raporton panoramasport dhe shihet në videon e Blick.

Vetëm katër minuta më pas, Sadiku me një supergol ndëshkoi St. Gallenin duke i dhënë skuadrës mike fitoren 1:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat