Sadiku fantastik, eurogol në Zvicër

Futboll

Sadiku fantastik, eurogol në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 18:21
Sadiku i gëzohet fitores

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, shënoi eurogol në elitën e futbollit zviceran. Ai ishte fantastik dhe më i merituari për tri pikët e importuara të Luganos, e cila ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj St. Gallenit. Sadiku ka qenë fantastik, i cili në minutën e 64-të me një goditje të fortë nga rreth 17 metra shënoi supergol në pjesë e epërme të djathtë të portës vendase. Albian Ajeti luajti standard për St. Gallenin, kurse Sadiku e Ezgjan Alioski nga minuta e parë për Luganon. Sadiku u zëvendësua në minutën e 88-të, kurse St. Gallen ështëë në vend të pestë me 26 pikë, një më shumë se Lugano një vend më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat