Conte: Na duhen kaq pikë për t'u shpallur kampion

Futboll

Conte: Na duhen kaq pikë për t'u shpallur kampion

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 00:52
Antonio Conte

Antonio Conte thotë se Chelseat i duhen edhe 29 pikë për t’u shpallur kampion të Premierligës

Chelsea e ka mposhtur 3:1 Swansea Cityn në xhiron e 26’të në Premierligë, duke shkuar në 11 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester City.

Por, sipas Contes, rruga ende është gjatë për titullin e kampionit dhe që të ndodhë kjo, i nevojiten edhe 29 pikë, i cili thotë se kjo vjen duke vazhduar të punojnë fortë sikurse deri më tani.

“Nuk janë vërtetë 11 pikë, ekipet tjera kanë ende për të luajtur, mua më pëlqen të them këtë se ne kemi nevojë edhe për 29 pikë për të fituar ligën dhe në qoftë se jemi në gjendje që tani e deri në fund të marrim 29 pikë për tu siguruar që ne kemi fituar titullin”, tha fillimisht Conte.

“Njëzet e nëntë pikë janë shumë. Ka 12 ndeshje deri në fund, por e përsëris se është e rëndësishme që të vazhdojmë të punojë në këtë mënyrë dhe të ketë këtë angazhim nga lojtarët e mi”, shtoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat