Chelsea edhe më afër titullit

Futboll

Chelsea edhe më afër titullit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 18:16
Chelsea

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit me Burnleyn xhiron e kaluar.

‘Blutë’ në Stamford Bridge’ kanë mposhtur 3:1 Swansea City, me golat e shënuara nga tre lojtarë spanjoll.

Kjo ishte fitorja e 20-të e Chelsea këtë edicion në Premierligë.

Fabregas në minutën e 19-të, i dha epërsinë e parë Chelsea.

Mysafirët barazuan në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Llorentes.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy herë, për të shënuar fitore 3:1.

Pedro në minutën e 72-të dhe Costa në minutën e 84-të, ishin realizatorë për Chelsean, që tani kryeson me 63 pikë, 11 më shumë se City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat