Hazard thumbon Mourinhon

Futboll

Hazard thumbon Mourinhon

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:36
Eden Hazard dhe Jose Mourinho

Eden Hazard ka thënë fjalë shumë të mira për Antonio Conten për punën që po bën te Chelsea, të cilin që tani e konsideron trajner më të mirë se Jose Mourinho

Ish trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u shkarkua nga Chelsea pikërisht për shkak të Eden Hazard, por edhe shumë lojtarëve tjerë – me të cilët kishte prishur marrëdhëniet dhe lojtarët nuk e donin më portugezin në “Stamford Bridge”.

Vendin e tij e zuri Antonio Conte, i cili po e udhëheq skuadrën drejt titullit të Premierligës. Trajneri italian tani ka marrë lëvdata edhe nga ylli i skuadrës, Eden Hazard, i cili thotë se me ish trajnerin e Juventusit skuadra punon më shumë për dallim punës që bënte Jose Mourinho.

“Me Conten e dimë saktësisht se çfarë të bëjmë në fushë. Punojmë më shumë në stërvitje, sidomos me vendosjen e lojtarëve dhe jemi të mirë taktikisht. E di ku unë dua të shkoj e ku mbrojtësit duhet të shkojnë”, tha Hazard për Sky Sports.

“Me Mourinhon nuk punonim kaq shumë. E dinim se çfarë të bëjmë sepse luajmë futboll – është normale, por ishte më ndryshe”, ka thënë më tej Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat