Interi nis negociatat për yllin e Real Madridit

Futboll

Interi nis negociatat për yllin e Real Madridit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:07
ilustrim

Drejtuesit e Interit do të tentojnë që gjatë verës ta sjellin në San Siro yllin e Real Madridit, James Rodriguez

Zhang Jindong, presidenti i Suning Group, i cili e ka blerë Interin, gjatë kësaj fundjave do të qëndroj në Madrid.

Ai do të zbarkoj në kryeqytetin e Spanjës për çështjen e të drejtave televizive të La Ligës në Kinë.

Por, ia ka në agjendë edhe takimin me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, shkruan Tuttosport.

Thueht se në këtë takim Zhang do të mundohet të arrij marrëveshje me Perezin për ta sjellin në San Siro yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Interi edhe gjatë verës kishte tentuar ta blej lojtarin, por kulumbiani vendosi të mbetet në Santiago Bernabeu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat