Lindemann: Kemi ekipin më të mirë se Ferizaj

Futboll

Lindemann: Kemi ekipin më të mirë se Ferizaj

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:01
Futbollistët e Prishtinës

Ferizaj dhe Prishtina (nesër 13.00)  rinisin kampionatin në stinorin pranveror të elitës së futbollit të edicionit 2016/17. Prishtina, me ambicie të madhe, e kuptueshme, si gjithmonë, por edhe Ferizaj i zgjuar nga gjumi i vjeshtës dhe tani patjetër do t’i ikën zonës së rrezikshme. Ferizaj dhe Prishtina gjithmonë kanë prodhuar lojë të forta, gati-gati deri në tension. Por, Prishtina, kundër skuadrës së Ferizajt, si me e papërshtatshmja si vendase, gjithmonë, apo shumicën e rasteve ia ka dal, dhe besojmë se njëjtë ndodh edhe kësaj here. Sepse, larg dhe bindshëm cilësia e Prishtinës është më e mirë dhe adhuruesit bardhekaltër besojnë në këtë argument, raporton faqja e FC Prishtina.  

“Ferizaj tani ka trajner të ri dhe disa futbollistë nga Maqedonia dhe e kam parë ndeshjen e tyre të zhvilluar për Kupë në javën e kaluar. Dhe, e vlerësoj si ndeshje të vështirë, por nëse ne e japim me të mirën nga vetja, atëherë ne duhet fituar këtë përballje. Ekipi im ka punuar mirë gjatë tërë ndeshjes, qind për qindtë është angazhuar dhe me gjithë respektin ndaj Ferizajt, unë mendoj se ne e kemi ekipin më të mirë”, ka thënë Lutz Lindemann, kryetrajner i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat