Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Sfida kkryesore pa dyshim është ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Besës nga Peja dhe Prishtina.
Karakteristikë tjetër është edhe përballja e dy emnakëve të të njëjtit qytet Mitrovica, Trepça-Trepça ‘89. Llapi do të ndeshet me skuadrën me renome Lirinë nga Prizreni, kurse Drenica nga Skenderaj sfidohet nga Ferizaj.