Renditja e re e UEFA-së me befasi, shikoni ku renditen Juve dhe Real Madridi

Futboll

Renditja e re e UEFA-së me befasi, shikoni ku renditen Juve dhe Real Madridi

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 23:40
ilustrim

Fitorja 2-0 në udhëtim ndaj Portos, të cilët kishin qenë të pamposhtur në terrenin e shtëpisë së tyre që nga prilli 2016, i dërgoi ata me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore, gjithashtu ndihmoi bardhezinjtë nga Torino të ngjiten në renditjen sezonale të UEFA-së.

Tani, kampionët e Italisë e shohin vetën në vendin e dytë të kësaj renditje me gjithsej 23.383 pikë.

Atletico Madrid prijnë këtë listë me 23.914 pikë, por Juventusi tani kanë tejkaluar në këtë garë Real Madridin me 22.914 dhe Paris Saint-Germain me 22,283.

Kur shikon përtej këtij sezoni në renditjen më të përgjithshëm UEFA klubit, Juventusi janë në vendin e pestë.

Listën e përgjithshme e prijnë Real Madridi, Bayern Munichu, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat