Vllaznia fitoi Kupen e Shqiperise per femra

Futboll

Vllaznia fitoi Kupen e Shqiperise per femra

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 00:55
Vllaznia

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Skuadra shkodrane, dominuese absolute e kësaj loje në vendin tonë për femra mposhti në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”, Apoloninë me rezultatin e pastër 3-0. Gjithcka në këtë sfidë u vendos në pjesën e dytë, me vajzat kuqeblu që arritën të thyejnë mbrojtjen e fierakeve pasi pjesa e parë ishte mbyllu pa gola 0-0.

Ndërsa ekipi i meshkujve të Vllaznisë, ka disa vite pa fituar një trofe, ekipi i femrave ka ngritur sot në Elbasan trofeun e Kupës së Shqipërisë pasi mposhtën Apoloninë me rezultatin 3-0 në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Fati i kësaj ndeshjeje është vendosur në pjesën e dytë, kur shkodranet do ta thyejnë qëndresën e futbollisteve fierake.

Vllaznia, 6 herë kampione e futbollit shqiptar të femrave, ka fituar me rezultatin 3-0, duke i shtuar kabinetit të saj të trofeve edhe trofeun e 5-të të Kupës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat