Ramadani: Asgjë nuk ka 100 për qind të sigurt

Futboll

Ramadani: Asgjë nuk ka 100 për qind të sigurt

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:24
Zekirja Ramadani

KF Trepça ’89 nga Mitrovica beson e shpreson se do ta fitojnë titullin e kampionit në elitën e futbollit në Kosovë.  Kampioni vjeshtor është gati për betejat e stinorit pranveror, mezi e presin përballjen me Drenicën nga Skenderaj, e cila zhvillohet të dielën e kësaj fundjave (në orën 13.00) në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. ’89-shi është në krye të renditjes me 39 pikë, tri më shumë se Llapi në vend të dytë, katër se Prishtina dhe gjashtë se Feronikeli në pozitën e katërt.  Zekirja Ramadani në mes të janarit të këtij viti u emërua kryetrajner i ri i Trepçë ’89.  Ramadani një periudhë me sukses e udhëhoqi klubin shqiptar Shkupin në elitën e futbollit në Maqedoni dhe pastaj edhe Flamurtarin e Vlorës. Ramadani në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehet se vet pozita në renditje e bënë favoritë si për titull po ashtu edhe për Kupë.

“Bota sot”: Trepça '89 është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, a mendoni se është kandidate për ta fituar këtë trofe?

Zekirja Ramadani: Vet pozita e parë në tabelë të bën favoritë për fitimin e Kupës. Por e dimë që konkurrenca është e madhe dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe me shumë seriozitet.

“Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me kushtet në përgjithësi, sidomos me fondin e lojtarëve?

Zekirja Ramadani: Pa dyshim që jam i kënaqur, është klub mjaft mirë i organizuar dhe mendoj që kemi kontingjentin e duhur të lojtarëve për të luftuar në dy fronte.

“Bota sot”: Te dielën Trepça ‘89 takohet me Drenicën, a besoni në fitore të lehtë?

Zekirja Ramadani:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat