Demi: Tirana nuk fiton derbin sa të jem unë

Futboll

Demi: Tirana nuk fiton derbin sa të jem unë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:47
Demi

Pas fitores 2:0 në derbin e 8 dhjetorit, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, u shpreh se sa të ishte ai në krye të “demave”, Tirana nuk do të fitonte asnjë takim.

Presidenti i të kuqve së fundmi thotë se asokohe e ka thënë me shaka, por ecuria e skuadrës në derbi po e kthen në të vërtetë premtimin e tij. Pas ndeshjes, Demi ishte shumë i kënaqur duke i rezervuar një përshëndetje speciale nga tribuna VIP ekipit, por kryesisht trajnerit Starova.

Duke folur për gazetën "Panorama Sport" presidenti i të kuqve u shpreh: “Shprehjen se sa të jem unë president i Partizanit, Tirana nuk fiton asnjë derbi e thashë me shaka asokohe. Por duke parë ecurinë, ajo po bëhet realitet, aq më shumë me fitoren e fundit ndaj tyre. Gjithsesi nuk ka vend për shumë entuziazëm, pasi për ne ishte një sukses i radhës që vlen tri pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat