Abramovich shpërblen Conten me kontratë të re

Futboll

Abramovich shpërblen Conten me kontratë të re

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 22:43
Conte njihet për shpirtin e tij dhe dashurinë për tifozët

Antonio Conte do të shpërblehet me kontratë të re nga Chelsea për sezonin e tij të mirë.

Sipas Tuttomercatoweb, trajneri 47-vjeçar do të marr kontratë të re deri në vitin 2020.

Italiani u bashkua me Chelsean në këtë kampionat dhe kontrata e tij me klubin ishte e vlefshme deri në vitin 2019.

Përveç që atij do t’i shtohet një vit në kontratë, pritet t’i rritet edhe paga.

Pas 25 ndeshjeve në Ligën Premier, Conte e ka drejtuar skuadrën në krye të kampionatit me tetë pikë më shumë se Manchester City, që është i dyti.

Ai bëri ndryshime drastike në klub duke vendosur formacionin 3-4-3 dhe që nga ajo kohë fitoret vetëm janë renditur.

Conte që në sezonin e parë mund të fitojë dy trofe, pasi që përveç që është në krye të Ligës Premier edhe në Kupën FA janë në çerekfinale ku do të përballen me Manchester Unitedin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat