Flamurtari me shumë mungesa kundër Trepçës

Futboll

Flamurtari me shumë mungesa kundër Trepçës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:31
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari - Trepça nuk do të luhet në Prishtinë! Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri në Ferizaj me bari sintetik. Sfida mes Flamurtarit të Prishtinës dhe Trepçës nga Mitrovica nuk u zhvillua gjatë ditës së diel, për shkak të reshjeve të borës andaj u shty për 21 shkurt. Si te Flamurtari, po ashtu edhe te Trepça, janë optimistë se do të sigurojnë biletën për të tetën e finales së Kupës së Kosovës. Sfida ndërmjet këtyre rivalëve të vjetër do të zhvillohet nesër në orën 13.00 dhe pritet të jetë me rivalitet të madh. Flamurtari është kampion vjeshtor në Ligën e Parë, ndërsa Trepça renditet në vend të 10-të me 12 pikë në elitën e futbollit.  Fidan Hasani, kapiten i KF Flamurtarit të Prishtinës, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”  se skuadrën e tij e veçon loja kolektive. “Për shkak të kushteve atmosferike u shty ndeshja, por ne nuk e kemi për synim Kupën dhe kemi vendosur që fushën tonë ta ruajmë dhe kemi has në mirëkuptim nga kryetari i lidhjes rajonale të Ferizajt i cili na ka mundësuar që ndeshja të luhet në fushën sintetike në Ferizaj. Në emër të klubit tonë e falënderojmë shumë Ferizajn”, tha Hasani. “Klubit tonë e veçon loja kolektive...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat