Ja kur luhet Flamurtari-Trepça

Futboll

Ja kur luhet Flamurtari-Trepça

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:27
Logo e FFK-së

Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Flamurtarit dhe Trepçës, e cila dje nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të borës, të luhet të martën, më 21 shkurt, në orën 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj. Ndërkohë, shorti për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të tërhiqet të premten, më 24 shkurt, në orën 13:00 në selinë e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat