Sadiku shënon për barazimin e Luganos

Futboll

Sadiku shënon për barazimin e Luganos

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:36
Sadiku në veprim

Lugano importoi një pikë të madhe në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit zviceran. Ata barazuan me rezultat 1:1 me Vaduzin, në ndeshjen e javës së 21-të. Futbollisti Grippo në minutën e 35-të kaloi në epërsi vendasit, por sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, me shkathtësinë e tij barazoi rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 65-të dhe i solli një pikë të madhe Luganos.  Albion Avdijaj luajti standard për Vaduzin dhe Armando Sadiku e Ezgjan Aklioski për Luganon. Skuadra e Luganos është në vend të shtatë me 22 pikë, katër më shumë se Vaduz që gjendet në fund të renditjes (i dhjeti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat