Tirana, Kerciku e Domgjoni, mungesat e derbit

Futboll

Tirana, Kerciku e Domgjoni, mungesat e derbit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:27
ilustrim

Tirana me dy mungesa të sigurta në derbin e 148-të të kryeqytetit ndaj Partizanit. Gjatë seancës stërvitore të kësaj të shtunë, është konfirmuar pamundësia e Kërcikut për të qenë në fushë në supersfidën e të hënës, por edhe e Domgjonit, që gjithashtu ka patur një problem muskular në pulpë.

I vetmi shqetësim për Josën është zëvendësimi i Kërcikut në të djathtë, pasi në qendër të mbrojtjes mbeten të konfirmuar Muca me Teqjen. Një alternative e besueshme mund të konsiderohet i riu Cake, për të mos djegur për fazën sulmuesi një element shumë të rëndësishëm se Afrim Taku, që ka shënuar 8 gola më kampionat.

Lajmi i mirë për stafin teknik është riaftësimi i Akuah dhe Moise, që kishin shqetësuar jo pak ambientin bardhebklu në fillim të javës.

Drejtuesit e ka grumbulluar skuadrëm që këtë të shtunë, ndërsa një ditë para derbit do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore, ku Josa do të vendosë përfundimisht për formacionit titullar ndaj të kuqve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat