Lewandowski bën histori në Bundes Ligë

Futboll

Lewandowski bën histori në Bundes Ligë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:13
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka hyrë në histori të Bundes Ligës duke u bërë lojtari që ka shënuar golin më të vonë në barazimin 1-1 të Bayernit kundër Hertha Berlin.

Hertha kaloi në epërsi në minutën e 21 me anë të Vedad Ibiseviq, ndërsa Lewandowski, që u inkuadrua nga banka rezervë barazoi rezultatin kur koha po shënonte 95 minuta e 59 sekonda.

Ky ishte goli i 25 i Lewandowskit sivjet dhe i 16 vetëm në Bundes Ligë.

Gola më shumë ka vetëm sulmuesi i Dordmund-it, Pierre-Emerick Aubameyang, gjithsejtë 17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat