Ismajli: 100 për qind do të jemi mbi Osijekun

Futboll

Ismajli: 100 për qind do të jemi mbi Osijekun

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:15
Ardian Ismajli gjatë një stërvitje

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Ardian Ismajli, beson se me Hajdukun e Splitit do ta sigurojnë një vend në garat evropiane. Ai është i bindur se do të jenë në Evropë, duke e pasur për bazë edhe formën që po kalon ekipi i mirënjohur kroat. Ismajli deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se skuadra është më e fortë se në stinorin vjeshtor dhe sipas tij do të tejkalojnë edhe Osijekun.  Pas 20 jave në kampionatin kroat, Hajduku është në vend të katërt me 37 pikë, një më pak se Osijeku që mban pozitën e tretë, 15 më pak se lideri Rijeka dhe 9 pikë larg Dinamos së Zagrebit që renditet në vend të dytë.  20-vjeçari nga Kosova flet edhe për kombëtaren e Kosovës, se a është i gatshëm t’i bashkohet kundër Islandës në rast të ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjakit dhe në anën tjetër është krenar që ka shumë shqiptarë në futbollin kroat!

“Bota sot”: A e sheh Hajdukun më të fortë se në vjeshtë?

Ardian Ismajli: Shumë më të fortë e më të komponuar dhe shpresoj se do t’i arrijmë objektivat.

“Bota sot”: Tash e një vjet te Hajduku, a jeni stabilizuar dhe a mendoni se keni bërë hapin e madh në karrierë?

Ardian Ismajli: Po, tash kam mbushur një vjet prej që jam pjesë e Hajdukut të Splitit, gjithçka po shkon shumë mirë dhe normal kam bërë hap të madh në karrierë dhe me punë do të arrijmë edhe më shumë.

“Bota sot”: Të dielën (me 19 shkurt) nisë pjesa e dytë e kampionatit, a besoni se do ta mposhtni pa problem rivalin e qytetit, Splitin?

Ardian Ismajli: Zakonisht derbit janë shumë diskutabil, por besoj se do ta fillojmë me këmbën e mbarë këtë gjysmësezon.

“Bota sot”: Hajduku është në vend të katërt me 37 pikë, një me pak se Osijeku që renditet në pozitën e tretë, a besoni se do ta siguroni vizën për në Evropë?

Ardian Ismajli:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat