Rossi: Ia dolëm falë Dzekos dhe Emersonit

Futboll

Rossi: Ia dolëm falë Dzekos dhe Emersonit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:26
Rossi

Roma pothuajse e ka siguruar biletën për të tetën e finales së Europa League. Futbollistët romakë treguan superlojë dhe si mysafirë e deklasuan me rezultat 4:0 Villarealin, në ndeshjen e parë të 16-ës së finales së Europa League. Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi është shprehur krenar për fitoren bindëse: “Ishte një ndeshje e vështirë dhe e kemi ditur se do të kemi punë me një skuadër të papërshtatshme. Ne ia dolëm falë Dzekos dhe Emersonit që shënuan gola të bukur dhe janë duke kaluar nëpër një moment të mirë. Na pret edhe një ndeshje në Olimpico që duhet ta fitojmë për të kaluar tutje”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat