Prurjet dhe largimet e Istogut

Futboll

Prurjet dhe largimet e Istogut

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 19:17
Istogu gjatë stërvitjeve

Skuadra e Istogut ka synime të ikë sa më larg nga pjesa e poshtme e renditjes në Ligën e Parë të Kosovës. Në faqen e kësaj skuadre janë publikuar përforcimet dhe largimet që ndodhën gjatë afatit kalimtar dimëror. “Gjatë afatit kalimtar dimëror në klubin tonë ka pasur shumë ndryshime. Prurjet janë: Endi Gega (Portier) - KF Besa,  Diamant Lushi (Mbrojtës) - KF Besa, Qendrim Beqiraj (Portier) - KF Behari, Ardi Berani (Mesfushor) - KF Behari , Herolind Zekaj - i rikthyer, Alban Musolli - i rikthyer, Agron Haxhijaj - i rikthyer, Ilir Grabanica - i rikthyer. Largimet: Adnan Maxharraj - KF Onix, Alban Dreshaj - KF Onix, Besnik Morina - KF Onix, Leotrim Teplani - KF KEK-u, Liridon Palushaj - KF Dukagjini, Endrit Gjurkaj - lojtar i lirë, Avdi Demaj - i lënduar dhe Malsor Blakaj - lojtar i lirë. Ndërkaq Besmir Fetahu vazhdon të jetë ende në prova tek Flamurtari i Vlorës”, thuhet nga KF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat