Drita mposhti Kosovën U-21

Futboll

Drita mposhti Kosovën U-21

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:56
Para ndeshjes

Në  kuadër të përgatitjeve të kombëtares U-21 të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian, sot,  në Gjilan, u zhvillua një ndeshje kontrolluese kundër KF”Drita” nga Gjilani. Kjo ndeshje i shkoi përshtati edhe skuadrës së Dritës para fillimit të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës, që do të nisë më 25 shkurt.

Pjesa e parë ndonëse ishte e baraspeshuar, futbollistët e Dritës arritën që në minutën e 17-të përmes Florim Berishës të kalojnë në epërsi. Në vazhdim me gjithë përpjekjet e futbollistëve të ekipit përfaqësues që të barazojnë rezultatin, ishte e kot me gjithë disa gjysmë raste, pasi që mbrojtja vendëse ishte në vendin e duhur. Pjesa e dytë nisi furishëm nga Përfaqësuesja e Kosovës, por assesi të gjenin rrugën e golit. Në anën tjetër futbollistët e Dritës në minutën e 58-të përmes Dren Gashit arritën të dyfishojnë rezultatin në 2:0. Por futbollistët e ekipit përfaqësues vazhduan me lojë të mirë dhe pasime të sakta dhe në minutën e 75-të përmes Almir Ajzerit e zvogëluan epërsinë e gjilanasve në 2:1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Deklaratë e përzgjedhësit Erdogan Celina: Ky ishte grumbullimi ynë i parë për këtë vit me lojtarët vendor. Qëllimi i kësaj ndeshje ka qenë që të shohim sa janë futbollistët të përgatitur dhe në çfarë forme janë. Në këtë ndeshje e kemi parë atë çfarë kemi dashur të shohim nga këta djelmosha. I kemi edhe 40 ditë deri te fillimi i kualifikimeve dhe duhet të përgatitemi sa më mirë dhe ti evitojmë disa dobësi. Shpresojmë se grupit tonë do ti bashkohen edhe disa futbollistë që luajnë jashtë në mënyrë që ta bëjmë një ekip sa më kompakt.

Drita – Kosova U-21      2:1 (1:0)

Fusha sintetike e futbollit Gjilan.

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtarë:Sh. Murtezi, B. Bunjaku , F. Jashari  dhe  V. Hoxha.

Shënues;  F. Berisha (17), Gashi (58) për Dritën – Ajyeri (75) për Kosovën U21.

Drita: Latifi, Tusunu (Kuka), A. Kastrati (Shillova), N. Nexhipi, Sejdiu, Kryeziu, Haliti, Livoreka (Gashi), Berisha (Isufi), Ramdani,  Rexhepi,  D. Ramadani.

Kosova: Nika (Halimi), Tejeci, Rama (Gavazaj), Statovci (Rezniqi), Kajtazi (Kajtazi), Maloku (Shabani), Nebihu (Zabërgja), Broja (Ahmeti), Muja (Hajzeri), Hasani, Hoti (Daka) dhe Hodaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat