Veseli me Empolin si rezistuan Interit

Futboll

Veseli me Empolin si rezistuan Interit

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Inter i gëzohet fitores

Skuadra e Interit fitoi tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për tri vendet e para në Serie A. Zikaltrit para shikuesve të vet ashtu siç pritej edhe fituan me rezultat 2:0 ndaj Empolit. Në një veprim interesant shënuan përmes Eder në minutën e 14-të. Zikaltrit nuk e lanë me kaq, por realizuan edhe një herë tjetër dhe thelluan fitoren në 2:0. Në minutën e 54-të, Candreva vulosi fitoren e  zikaltërve, të cilët ngjiten në vend të katërt me 45 pikë, kurse Empoli renditet i 17-ti me 22 pikë pas 24 jave në Serie A. Shqiptari Frederik Veseli luajti titullar por ka qenë e pamundshme t’i rezistohet Interit të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat