Shala asistoi në fitoren bindëse kundër Basaksehir-it

Futboll

Shala asistoi në fitoren bindëse kundër Basaksehir-it

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 13:32
Lojtarët e Kasimpasa-s i gëzohen fitores

Futbollistët shqiptarë, Loret Sadiku dhe Herolind Shala, me ekipin e tyre Kasimpasa i shkaktuan debakël skuadrës që pretendon titullin në Turqi, Basaksehir-it, duke e mposhtur me rezultat 4:0, në ndeshjen e javës së 20-të. Vendasit bënë lojë shumë të mirë dhe triumfuan bindshëm falë golave të futbollistëve Titi (10’), Buyuk (13’), Eduok (82’) e Castro (88’). Shala futet në lojë në minutën e 82-të, ndërsa dy minuta pa përfunduar sfida asistoi në golin e fitores bindëse me rezultat 4:0. Sadiku u paraqit i plotë, kurse Kasimpasa ngjitet në vend të 11-të me 24 pikë, kurse Basaksehir është i dyti me vetëm 42 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat